Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut regjistron 14 viktima dhe 870 të infektuar me koronavirus


Shkupi gjatë pandemisë.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 870 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve brenda një dite që nga paraqitja e rastit të parë në muajin shkurt.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur edhe për 14 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 963.

Sipas të dhënave të publikuar, në 24 orët e fundit, 13 persona janë shtruar në Klinikën Infektive me çka numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve në këtë klinikë ka arritur në 150 pacientë, prej tyre 113 janë në oksigjeno-terapi ndërsa në intubim nuk ka asnjë person. Në spitalet tjera të vendim po trajtohen rreth 500 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-1919 ka arritur në 28,697, prej tyre 19,771 janë shëruar ndërsa 7963 janë aktiv.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të mërkurën ka vazhduar debatin për miratimin e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Propozimi ka kaluar fazën e parë si dhe debatin në komisionet e Kuvendit ndërsa në rrjedhë është leximi i dytë me çka ligji hynë në fuqi.

“Ndryshimet kanë të bëjnë me disa nga dekretet e miratuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe institucioneve ku trajtohen pacientë. Pjesa tjetër ka të bëj më zgjerimin e kompetencave të inspektorateve si ai shtetëror sanitar, i punës dhe transportit, inspektorati i tregut. Gjithashtu përfshinë inspektoratet qendrore dhe lokale si mekanizëm konkret për zbatimin e masave parandaluese dhe sanksionimin e mosrespektimit të tyre”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Me këtë ligji mbajtja e maskës do të jetë e obligueshme edhe në ambientet e hapura ndërsa ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave pas orës 22:00. Nga ora 23.00 mbyllet të gjitha objektet e gastronomisë.

XS
SM
MD
LG