Ndërlidhjet

Biden u kërkon mbështetësve të vazhdojnë të besojnë


Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden.
Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden.

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden u ka kërkuar mbështetësve të tij që të vazhdojnë të besojnë, teksa po mblidhen votat e procesit zgjedhor që do të tregojnë se nëse ai apo presidenti aktual, Donald Trump do t’i udhëheqin Shtetet e Bashkuara.

Ai u ka thënë mbështetësve të tij se shpreson se do të fitojë, pavarësisht pse ka paralajmëruar se rezultati përfundimtar mund të mos dihet me ditë të tëra.

“Durimi juaj është për çdo lëvdatë”, u ka thënë ai mbështetësve.

Biden: Nuk ka epilog, derisa secila votë të numërohet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:03 0:00

Disa vendvotime ende nuk janë mbyllur nëpër shtetet amerikane, andaj rezultati nuk dihet.

Një numër i shteteve kyçe ende kanë mijëra vota pa numëruar, pas një fluksi të madh të votave me postë që janë dërguar këtë vit.

Rritja e numrit të votave me postë është thënë se ka ndodhur edhe për t’iu shmangur turmave të mëdha në kohën e pandemisë me koronaviurs.

Për më shumë informacione nga zgjedhjet në SHBA, përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG