Ndërlidhjet

Borrell: BE-ja është e gatshme për të vazhduar ndërtimin e partneritetit të fuqishëm transatlantik


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se blloku evropian vazhdon të jetë i gatshëm që të ndërtojë partneritet të fortë transatlantik, teksa ka folur për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

“Populli amerikan ka folur. Derisa presim për rezultatin zgjedhor, BE-ja është e gatshme për të vazhduar ndërtimin e partneritetit të fuqishëm transatlantik, të bazuar në histori dhe vlerat tonë të përbashkëta”.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të përcaktohet nga një pjesë e shteteve, të cilat do t’i fitojë ose presidenti amerikan, Donald Trump, ose sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden.

Ato luajnë rol kritik në mbledhjen e 270 votave elektorale që duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Nga 13 shtete kritike, në shtatë ende nuk dihen rezultatet, katër i ka fituar Trump, ndërsa dy Biden.

Për shkak të rritjes së numrit të votave përmes postës, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirus, publikimi i rezultateve përfundimtare mund të marrë disa ditë.

Për më shumë informacione nga zgjedhjet në SHBA, përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG