Ndërlidhjet

Prokuroria Speciale kryen disa operacione në Kosovë


Pjesëtarë të Policisë së Kosovës pranë zyrave të PDK-së.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës pranë zyrave të PDK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar të premten se aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë.

Në njoftim shtohet se operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Bastisje në shtëpitë e Thaçit, Veselit dhe Selimit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë parë pjesëtarë të EULEX-it pranë Partisë Demokratike të Kosovës. Në afërsi të saj gjendet edhe shtëpia e ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, i cili të enjten është dërguar në Hagë për t'u ballafaquar me akuzat për krime lufte.

Disa vetura të EULEX-it dhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës pranë zyrave të PDK-së në Prishtinë.
Disa vetura të EULEX-it dhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës pranë zyrave të PDK-së në Prishtinë.
Një pjesëtar i policisë para selisë së PDK-së dhe në afërsi të shtëpisë së Kadri Veselit.
Një pjesëtar i policisë para selisë së PDK-së dhe në afërsi të shtëpisë së Kadri Veselit.

Misioni i EULEX-it, përmes një njoftimi në Twitter tha se operacionet nuk janë duke u zhvilluar në selinë e PDK-së.

Po ashtu, edhe para shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Çagllavicë, afër Prishtinës, janë parë pjesëtarët e Policisë.

Pjesëtarë të policisë para shtëpisë së ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Pjesëtarë të policisë para shtëpisë së ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Deri më tani, askush nga PDK-ja, nuk është deklaruar për media.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për operacionin e Dhomave të Specializuara dhe pjesëtarëve të EULEX-it në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

"Të bastisen familjet e të arrestuarve e që janë dorëzuar paqësisht dhe vullnetarisht nuk ka asnjë kuptim përveç demonstrimit të një arrogance dhe agresiviteti të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim ka frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë", thuhet në komunikatë.

KMDLNJ fton Komitetin Ndërkombëtar për Parandalimin e Torturës të përcjellë dhe hetojë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale "sepse ky edhe është mandati kryesor i këtij Komiteti".

Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli, dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale - hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

XS
SM
MD
LG