Ndërlidhjet

Hungaria vendos orë policore


Hungaria gjatë pandemisë.

Qeveria hungareze ka njoftuar për masa më të rrepta kundër pandemisë pasi autoritetet raportuan shtrime rekorde në spitale dhe vdekje të shkaktuara nga COVID-19.

Në një video të postuar në Facebook më 9 nëntor, kryeministri, Viktor Orban tha se do të vendoset orë policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe se kjo masë do të zbatohet ndaj të gjithëve, përveç atyre që shkojnë në punë.

Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 7 të pasdites, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm në shërbimin e dërgimit dhe shpërndarjes nëpër shtëpi të produkteve, ngjarjet sportive do të mbahen pa tifozë, dhe tubimet familjare dhe ngjarjet e tjera private do të kufizohen në 10 persona.

Kopshtet parashkollore, kopshtet dhe shkollat për fëmijë deri në 14 vjeç do të mbeten të hapura, por universitetet dhe shkollat e mesme do të kalojnë në mësimin në distancë.

Vendimi do të fillojë të zbatohet nga mesnata e 10 nëntor. Kufizimet e reja do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 30 ditë.

Autoritetet shëndetësore raportuan për 5,162 raste të reja dhe 55 vdekje më 9 nëntor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në më shumë se 114,000 të infektuar dhe gati 3,000 viktima.

"Nëse numri i të infektuarve me koronavirus rritet me ritmin aktual... spitalet hungareze nuk do të jenë në gjendje të përballojnë barrën", tha Orban.

XS
SM
MD
LG