Ndërlidhjet

Plani hungarez për të kufizuar birësimet është "kundër vlerave evropiane", thotë HRW


Çifti trangjinor hungarez, Elvira Angyal dhe Tamara Csillag, bëjnë foto pas martesës së tyre në Polgardi, 6 nëntor 2020.

Një propozim nga qeveria hungareze për të kufizuar birësimin nga ana e çifteve të martuara është krijuar për të përjashtuar njerëzit dhe familjet: lezbike, homoseksuale, biseksuale dhe transgjinore (LGBT) dhe paraqet "një fyerje ndaj vlerave të përbashkëta evropiane", tha organizata Human Rights Watch (HRW) më 18 nëntor .

Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, paraqiti disa ndryshime kushtetuese më 10 nëntor, në të njëjtën ditë që parlamenti votoi për zgjatjen me 90 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur më 3 nëntor, për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Parlamenti, ku partia e Orbanit, Fidesz, ka një shumicë prej dy të tretave, do të votojë mbi propozimet brenda disa javësh. Nëse miratohet, ky do të ishte grupi i nëntë i ndryshimeve kushtetuese që kur qeveria e Orbanit erdhi në pushtet për herë të dytë më 2010.

Në një deklaratë të lëshuar në Budapest, vëzhguesi i të drejtave me bazë në New York i kërkoi parlamentit hungarez të "refuzonte ndryshimin e propozuar të kushtetutës" dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian "të paralajmëronte Hungarinë se ndryshimi është në kundërshtim me vlerat e tolerancës dhe mosdiskriminimin të BE-së”.

"Me pretekstin e luftimit të një koncepti të gabuar të 'ideologjisë gjinore’, qeveria kufizon më tej të drejtat dhe stigmatizon mijëra qytetarë hungarezë", tha Lydia Gall, studiuese e HRW për Divizionin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Për herë të parë në Tajvan martohen çiftet e gjinisë së njëjtë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:32 0:00

Masa parasheh që vetëm çiftet e martuara do të kenë të drejtë të birësojnë fëmijë, dhe përjashtimet do të bëhen vetëm me raste. Projektligji ndalon çiftet e gjinisë së njëjtë , njerëzit beqarë dhe çiftet e pamartuara të birësojnë fëmijë.

Masa është e fundit nga një mori sulmesh ndaj komunitetit LGBT në Hungari.

Në maj, parlamenti ndaloi njohjen ligjore të gjinisë, duke parandaluar në mënyrë efektive njerëzit transgjinorë dhe inter-seksualë në Hungari të ndryshonin ligjërisht gjininë ose seksin e tyre të caktuar që në lindje.

Kufizimi ka pasoja serioze për jetën e përditshme të njerëzve, tha HRW.

Botimi në shtator i një libri hungarez për fëmijë me versione të reja të përrallave që përfshijnë anëtarë të grupeve të margjinalizuara, duke përfshirë njerëz LGBT, romë dhe persona me aftësi të kufizuara, ndezi një valë sulmesh homofobike. Politikanët ekstremistë të krahut të djathtë e shqyen librin në publik .

Muajin e kaluar, Orban personalisht komentoi për çështjen e librit në një emision në radio, duke thënë se komuniteti LGBT duhet "t'i linte fëmijët tanë të qetë".

XS
SM
MD
LG