Në vitin 2020, në rajon janë zbuluar 24 lokacione me mbetjet mortore të viktimave të luftërave të viteve ‘90. Numri më i madh u zbulua në territorin e Bosnjë e Hercegovinës (BeH). Eshtrat e të paktën 29 viktimave u gjetën në 20 lokacione të ndryshme, në BeH.
Në tri vende në Kroaci janë gjetur mbetjet e gjashtë viktimave, ndërsa në Serbi, ato u zbuluan në një vend. Në Kosovë, mbetjet mortore e të paktën nëntë njerëzve u gjetën gjatë kërkimeve në gjashtë lokacione të ndryshme.
Në vitin 2020, 24 rajone me mbetjet e viktimave të luftërave të viteve 1990 u zbuluan në rajon.
Mësoni vendet ku u gjetën mbetjet. Të dhënat janë nga Instituti për Personat e Zhdukur i Bosnje dhe Hercegovinës, Komisioni për Personat e Zhdukur i Qeverisë së Kosovës dhe Komisioni për Personat e Zhdukur i Qeverisë së Serbisë.