Ndërlidhjet

Kosovë: 14 viktima dhe 639 të infektuar me koronavirus


Ilustrim.

Kosovës të shtunën i janë​ shtuar 639 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,565 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)", është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të shtunën janë regjistruar edhe 480 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13,688.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 38,431 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 989 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG