Ndërlidhjet

OKB: Edhe 5 milionë afganë do të kenë nevojë për ndihmë më 2021


Kabul, Afganistan

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se pesë milionë afganë shtesë do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rritjes së konflikteve.

Nevoja po rritet dhe “fondet janë urgjentisht të nevojshme”, tha ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështje humanitare, Ramesh Rajasingham.

Ai tha se situata do të përkeqësohet edhe nga dimri i ashpër që zakonisht përjeton Afganistani.

Rajasingham kujtoi se OKB ka kërkuar mbështetje për rreth 11 milionë afaganë në vitin 2020, ndërsa për vitin e ardhshëm, kjo shifër tha se rritet në rreth 16 milionë.

Afganistani është në luftë qysh në vitin 2001.

Forcat qeveritare janë duke negociuar me militantët talibanë për arritjen e një marrëveshjeje për paqe.

Por, pavarësisht bisedimeve, dhuna vazhdon.

Të martën, së paku 3 njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në Kabul. Në mesin e të vrarëve ka qenë edhe zëvendësguvernatori i provincës së Kabulit, Mahbobullah Mohibi.

Në muajin tetor, misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) ka thënë se 2,117 civilë janë vrarë dhe 3,822 janë plagosur në nëntë muajt e parë të këtij viti.

XS
SM
MD
LG