Ndërlidhjet

Kosova regjistron pesë viktima dhe 296 të infektuar me koronavirus


Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 296 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,158 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar pesë viktima.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)", është thënë në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 319 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11,318.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 47,499 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,225 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG