Ndërlidhjet

Maqedoni e Veriut: Tetë viktima dhe 237 raste me COVID-19


Shkup, foto nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Maqedoninë e Veriut të dielen, tetë pacientë me koronavius kanë vdekur.

Viktimat janë: dy në qytetin e Kumanovës ndërsa nga një në Shkup, Manastir, Ohër, Radovish dhe Koçani.

Ndërsa, sipas raportit të publikuar, të infektuar me koronavirusin e ri kanë rezultuar 237 persona, ndërsa 460 të tjerë janë shëruar nga COVID-19.

Të dhënat bazohen në testimin e 1.525 teste në laboratorët shtetërorë dhe privatë të vendit.

Në mesin e të infektuarve është edhe kryetari i Komisionit shtetëror për sëmundje infektive, Zharko Karaxhoski.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se në spitalet janë duke u trajtuar 911 pacientë, ndërsa vende të lira ka edhe për 400 persona.

Raporti flet për ulje të ndjeshme të numrit të persona të hospitalizuar për dallim nga më parë kur numri të shtruar në spital kishte arritur në mbi 1.500 persona.

Përkundër kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektimin e masave parandaluese, para se gjithash shmangien e manifestimeve gjatë Krishtlindjes Ortodokse që festohet në fund të javës së ardhshme.

Në Maqedoninë e Veriut, deri më 21 janar do të mbeten në fuqi masat shtrënguese, si mbyllja e objekteve të gastronomisë në orën 18:00 si dhe ndalimi i grumbullimit i më shumë se katër personave.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut, me sëmundjen COVID-19 janë diagnostikuar 84.024 persona, prej tyre 62.929 janë shëruar, 2.530 kanë humbur jetën, ndërsa 18.656 janë raste aktive.

XS
SM
MD
LG