Ndërlidhjet

Kosnett kujton viktimat e Masakrës së Reçakut


Foto nga arkivi.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë të premten se bashkë me Kosovën nderon kujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut, e cila ka ndodhur 22 vjet më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave dhe më të dashurit e tyre.

Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999. Në mars të këtij viti NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe për t'i dhënë fund dhunës në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,643 ende konsiderohen të pagjetur.

Po e ndajmë sërish me ju dokumentarin që ka realizuar ekipi i Radios Evropa e Lirë për 20-vjetorin e kësaj masakre.

Njëzet vjet nga masakra e Reçakut
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:09:26 0:00

XS
SM
MD
LG