Ndërlidhjet

Presidenti Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë


Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, janë larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Ai përmes helikopterit Marine One shkoi drejt bazës ushtarake Joint Base Andrews, në Merillend, ku mbajti një fjalim të shkurtër.

“Kanë qenë katër vjet të pabesueshëm. Kemi arritur aq shumë së bashku”, tha presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Ajo që kemi bërë, ka qenë e mahnitshme me të gjitha standardet”, tha Trump, duke përmendur ndryshimet në ushtrinë amerikane, krijimin e vaksinës kundër koronavirusit e të tjera.

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Melania Trump tha se të qenët zonjë e parë, ka qenë “nderi i jetës së saj”. Trump dhe zonja e parë do të udhëtojnë drejt Floridës.

Pas disa orësh do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Për herë të parë në 152 vjet, presidenti në ikje nuk është planifikuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Trump nuk e ka pranuar kurrë humbjen ndaj demokratit Joe Biden, por ka pretenduar, pa sjellë ndonjë provë, se zgjedhjet janë vjedhur.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.

Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

XS
SM
MD
LG