Ndërlidhjet

Pakistani teston një raketë balistike


Pakistan -- Quetta locator map

Pakistani tha se ka testuar me sukses një raketë balistike e aftë të mbajë kokë bërthamore. Sipas ushtrisë pakistaneze raketa mund të arrijë një objektiv deri në 2.750 kilometra larg.

Sipas autoriteteve pakistaneve ky testim kishte për qëllim të “rivlerësojë parametrat teknike" të raketës balistike. Prova u vëzhgua nga shefi i Shtabit të Ushtrisë gjenerali Nadeem Raza i cili tha se qëllimi i "Pakistanit është të parandalojë çdo agresion kundër sovranitetit" të vendit.

Raketa Shaheen-III u testua për herë të parë në vitin 2015.

Pakistani dhe India kanë zhvilluar raketa balistike me rreze të ndryshme që kur testuan pajisjet bërthamore në vitin 1998. Të dyja vendet fqinje kanë bërë tre luftëra që kur u pavarësuan nga Britania e Madhe më 1947.

XS
SM
MD
LG