Ndërlidhjet

Kosovë: Pesë të vdekur dhe 284 raste të reja me COVID-19


Një person kalon pranë një murali në Prishtinë, dedikuar punëtorëve shëndetësorë, të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të premten se pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç)", thuhet në njoftim.

Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 1.951 mostrave në laboratorët e IKSHPK-së dhe në ato private.

Në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të IKSHPK-së, nga COVID-19 janë shëruar edhe 224 persona.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 5 shkurt, 2021, në Kosovë janë regjistruar 61.688 raste pozitive me COVID-19.

Prej tyre, 1.519 pacientë kanë vdekur dhe 53.455 janë shëruar.

Raste aktive janë 6.714.

XS
SM
MD
LG