Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë hap konkurs për redaktor të mediave sociale


Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë hap konkurs për redaktor të mediave sociale në byronë në Prishtinë.

Redaktori i mediave sociale është përgjegjës për koordinimin, redaktimin dhe përgjithësisht menaxhimin e mediave sociale të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, si dhe për angazhimin me audiencat nëpër këto platforma. Ai luan rol kryesor në mediat e reja dhe iniciativat digjitale, si dhe identifikon përmbajtjen për promovim të gjerë.

PËRGJEGJËSITË:

  • Kujdeset për llogaritë e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë në Facebook, YouTube dhe Instagram.
  • Eksploron mundësi të reja për përdorimin e platformave të tjera, si dhe për arritjen tek audienca të reja.
  • Poston përmbajtjen e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë në mediat sociale dhe sigurohet që e gjithë përmbajtja të jetë e favorshme për motorin e kërkimeve Google.
  • Prodhon përmbajtje të veçantë për mediat sociale.
  • Reklamon përmbajtje në mediat sociale, krijon reklama, shënjestron audienca, përcjell performancën.
  • Planifikon dhe krijon anketa, kuize ose forma të tjera të ndërveprimit me audiencën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë në mediat sociale.
  • Përgjigjet/përcjell mesazhet e dërguara në mediat sociale, moderon diskutimet në postime dhe siguron një mjedis tolerant dhe pa gjuhë të urrejtjes.
  • Përdor shkathtësitë gazetareske për të gjetur materiale që mund të shpërndahen dhe që i përmbushin standardet e Radios Evropa e Lirë.
  • Hulumton lajme në internet dhe merr pjesë në zhvillimin e lajmeve.
  • E mban ekipin e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë të informuar gjatë gjithë ditës për temat aktuale dhe materialet që ia vlejnë të eksplorohen.

Kryen detyra të tjera që lidhen me të sipërshënuarat.

KUALIFIKIMI:

Shkollimi:

Preferohet diplomë Bachelor në gazetari, ose fushë të lidhur me të, apo përvoja ekuivalente.

Përvoja në punë:

Pesë apo më shumë vjet përvojë pune në gazetari digjitale dhe media sociale të organizatave të lajmeve.

Kompetencat:

  • Gjykim i fuqishëm i lajmeve.
  • Njohuri e gjerë e situatave politike, ekonomike dhe sociale në rajonin e transmetimit, si dhe e çështjeve ndërkombëtare, e fituar përmes studimeve, hulumtimeve, shkrimeve, udhëtimeve ose përvojave dhe ekspozimeve të tjera.
  • Shkrim i shkëlqyeshëm i lajmeve dhe aftësi e demonstruar për të punuar me media sociale dhe digjitale, edhe në gjetjen e përmbajtjes, edhe në shpërndarjen e saj.
  • Përshtatet dhe punon në mënyrë efektive në situata të ndryshme dhe me individë ose grupe të ndryshme. Fleksibiliteti përfshin të kuptuarit dhe vlerësimin e këndvështrimeve të ndryshme dhe të kundërta për një çështje, përshtatjen e qasjes së dikujt kur kërkesat e një situate ndryshojnë, si dhe ndryshimin ose pranimin e lehtë të ndryshimeve në organizatë ose në kërkesat e punës.
  • Punë e shkëlqyeshme ekipore dhe aftësi për të bërë shumë detyra dhe për të caktuar përparësitë, me pak mbikëqyrje.
  • Aftësi për të balancuar shumë përgjegjësi dhe projekte njëkohësisht, si dhe për të punuar me afate.

Gjuhët:

Gjuha amtare e rajonit ku transmetohet Radio Evropa e Lirë (e detyrueshme)

Gjuha angleze - në të folur dhe të shkruar (e detyrueshme)

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, ju lutemi të aplikoni duke dorëzuar CV-në tuaj dhe një letër motivimi në gjuhën angleze.

Kandidatët për këto pozita duhet të banojnë brenda distancës së udhëtimit nga qyteti i caktuar, ose të jenë të gatshëm të zhvendosen atje me shpenzimet e tyre. Pagat për punonjësit në rajonet ku ka transmetim Radio Evropa e Lirë janë konkurruese, bazuar në kushtet lokale. Përfitimet e punonjësve në rajonet e transmetimit të Radios Evropa e Lirë janë në përputhje me ligjin lokal të punës.

Shënim: Në përgjigje të ndryshimit të kërkesave operacionale, Radio Evropa e Lirë mban të drejtën për të mos caktuar një takim, ose për të modifikuar specifikimet e punës për një konkurs të veçantë.
Duke iu përgjigjur kësaj reklame ose duke dërguar CV-në tuaj dhe/ose të dhëna të tjera personale te Radio Evropa e Lirë, ju pajtoheni që të dhënat e juaja të ruhen dhe menaxhohen nga punonjësit e departamentit të burimeve njerëzore të kompanisë, për referenca të mundshme në të ardhmen, në përputhje të plotë me Rregulloren 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të 27 prillit, 2016, për mbrojtjen e personave fizikë, sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe lëvizjes së lirë të të dhënave të tilla, si dhe për shfuqizimin e Direktivës 95/46 / EC (Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme) GDPR dhe Nenit nr. 110/2019, mbi përpunimin e të dhënave personale. Kjo marrëveshje mund të tërhiqet vetëm me një revokim me shkrim dhe mbetet e vlefshme deri në atë datë. Megjithatë, jo më shumë se 5 vjet.
XS
SM
MD
LG