Ndërlidhjet

Numërohen 76 për qind të votave



Me 76 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit vazhdon të prijë, duke siguruar 48 për qind apo mbi 287 mijë vota.

Sipas rezultateve preliminare, të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partia e dytë, Partia Demokratike e Kosovës ka 17.51 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.35 për qind.

Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.43 për qind.
Në këto zgjedhje morën pjesë 47 për qind e votuesve. Të drejtë vote kishin mbi 1.7 milion qytetarë.

Ndryshe, rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

*Për të gjitha zhvillimet rreth zgjedhjeve në Kosovë, mund të informoheni përmes LIVE BLOG-ut tonë.

XS
SM
MD
LG