Ndërlidhjet

Në Kosovë edhe 178 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha të hënën se në 24 orët e fundit ka konfirmuar 178 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.

Rastet e reja rezultojnë nga testimi i 2,040 mostrave, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, viktima është regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 64,519, ndërsa i viktimave në 1,545.

Në total janë shëruar 56,028 pacientë - 267 prej tyre në 24 orët e fundit.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 6,946.

XS
SM
MD
LG