Ndërlidhjet

Tre të vdekur dhe 249 raste me COVID-19, njofton IKSHPK


Klinika për Sëmundje Infektive në Prishtinë, 21 shtator, 2020.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në bazë të 2.868 mostrave të testuara, të martën në Kosovë janë konfirmuar edhe 249 raste të reja me koronavirus.

Nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi janë shënuar edhe tri viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 1.548.

Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike, sëmundjen e kanë mundur edhe 316 pacientë.

Rastet e para me koronavirus, Kosova i regjistroi më 13 mars, 2020. Që atëherë, Kosova ka shënuar 64.768 raste të të infektuarve. Prej tyre, 56.344 pacientë janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 6.876.

XS
SM
MD
LG