Ndërlidhjet

Ushtria në Mianmar shpërndan protestuesit kundër puçit


Forcat e sigurisë përballë protestuesve në Jangon të Mianmarit.

Forcat e sigurisë në Jangon, qytetin më të madh të Mianmarit, qëlluan me të shtëna paralajmëurese, për të shpërndarë mbi 1,000 protestues që u mblodhën për të kundërshtuar puçin ushtarak.

Demonstruesit u mblodhën para një qendre të njohur tregtare në Jangon, duke thirrur slogane kundër puçit.

Forcat e policisë i ndoqën ata nga rruga kryesore dhe korsitë e afërta.

Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga protestat, prejse ushtria ka marrë pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur dhe udhëheqësen e saj, Aung San Suu Kyi.

Video:

Revolucioni i një brezi të ri në Mianmar
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:10:32 0:00

Suu Kyi, e cila është vënë në arrest shtëpiak, nuk është parë qëkur ka ndodhur puçi.

Ajo pritet të dalë në gjykatë javën e ardhshme, për disa akuza të ngritura nga ushtria, por që shihen si të motivuara politikisht.

Junta ushtarake ka thënë se ka organizuar puçin, pasi në zgjedhjet e nëntorit, që i ka fituar partia e Aung San Suu Kyisë, ka pasur mashtrime të gjera.

Vëzhguesit e zgjedhjeve kanë thënë se ato kanë qenë të drejta.

Ushtria ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë një vit dhe se, pastaj, do të organizohen zgjedhje të reja.

Disa vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.

XS
SM
MD
LG