Ndërlidhjet

Trump planifikon të kthehet në mediat sociale


Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të kthehet së shpejti në mediat sociale “me platformën e tij”, tha këshilltari i tij.

“Mendoj se do ta shohim presidentin Trump në mediat sociale brenda dy apo tre muajsh”, tha Jason Miller për Fox News.

Sipas tij, “platforma do të jetë bileta më e nxehtë në mediat sociale” dhe “do ta ripërcaktojë plotësisht lojën”.

Trump është përjashtuar nga Twitter dhe Facebook, pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Pesë njerëz, përfshirë një zyrtar policor, janë vrarë në sulmin e mbështetësve të ish-presidentit.

Disa ditë më vonë, Twitter ka thënë se llogaria e Trumpit “është pezulluar përgjithmonë... për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Trump e ka përdorur Twitter-in për më shumë se 10 vjet si mënyrë për të anashkaluar mediat tradicionale dhe për të folur drejtpërdrejt me votuesit.

Miller nuk sqaroi se çfarë platforme do të përdorë Trump.

“Kompani të shumta” tashmë i janë drejtuar ish-presidentit, tha ai.

Video:

Censura vs siguria
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:11:44 0:00

XS
SM
MD
LG