Ndërlidhjet

REL fillon transmetimin në valët e RTV21


Logoja e Radios Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë, programi në gjuhën shqipe, nga sot (23 mars) transmetohet në valët e RTV21 në Kosovë. Radio21 mban frekuencën 100.2 fm.

Aktualisht Radio Evropa e Lirë ka dy edicione informative të radios në ditë, në orën 12:00 dhe në orën 16:00.

Përveç emisioneve në radio, dhe faqes online, materialet tona publikohen edhe në rrjetet sociale në Facebook, Twitter, Instagram dhe Youtube.

Radio Evropa e Lirë është radio e pavarur amerikane, e financuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Shërbimi në gjuhën shqipe, programi kushtuar Kosovës, ka nisur punën saktësisht më 8 mars të vitit 1999.

XS
SM
MD
LG