Ndërlidhjet

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 868 pacientë


Një punëtore shëndetësore duke kaluar pranë disa disa bombolave me oksigjen, QKUK.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten (26 mars) se në ambientet spitalore janë duke u trajtuar 868 pacientë.

Nga ky numër, 720 janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19 ndërsa 148 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

Sipas raportit të SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 670 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten (25 mars) 10 viktima me koronavirus.

Sipas raportit, janë identifikuar 836 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.133 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 25 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 700 persona, derisa aktive janë 12.934 raste.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 85.334 raste të infektimit.

Prej tyre 1.813 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG