Ka vdekur aktori, Rasim Thaçi, i njohur si Cima. Lajmi është konfirmuar nga ana e familjarëve të tij, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Thaçi, 70 vjeç, ka qenë i infektuar me koronavirusin e ri dhe po trajtohej në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ai njihet për rolet e tij të shumta që ka pasur në skenën humorit.