Ndërlidhjet

Në spitalet në Kosovë po trajtohen 837 pacientë


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) thotë se në klinikat dhe spitalet rajonale po trajtohen 837 pacientë, ku 30 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas SHSKUK-së, 700 pacientë janë të konfirmuar me koronavirus dhe 137 janë në pritje të rezultateve.

Sipas njoftimit, 636 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 335 pacientë, ku dhjetë janë në gjendje të rënduar. Ndërkaq, në spitalet rajonale janë të shtrirë 502 pacientë dhe 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Që prej 13 marsit të vitit të kaluar, deri më 26 mars, 2021, Kosova ka regjistruar 86.194 raste me sëmundjen COVID-19. Prej tyre, 1.819 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq raste aktive janë 13.106.

XS
SM
MD
LG