Ndërlidhjet

Osmani dhe zyrtarë qeveritarë të Kosovës zotohen për koordinim


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe disa ministra qeveritarë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar të mërkurën me një ekip të zyrtarëve qeveritarë, në krye me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas marrjes së pozitës së presidentes më 6 prill.

Në takimin e parë mes Osmanit, Kurtit dhe disa ministrave qeveritarë, është thënë të jetë diskutuar nevoja e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga presidenca, është thënë se zyrtarë të lartë shtetërorë kanë diskutuar edhe për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare.

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës më 4 prill.

Në të mirë të saj kanë votuar 71 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG