Ndërlidhjet

Disa të arrestuar për vepra kriminale, njofton Prokuroria Speciale


Policia e Kosovës duke arrestuar një person. Foto nga arkivi.
Policia e Kosovës duke arrestuar një person. Foto nga arkivi.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale në Kosovë janë arrestuar shtatë persona si pjesë e një grupi kriminal.

“Personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale: import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Aksioni i kontrollit dhe arrestimit është kryer në disa qytete të Kosovës.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe mjeteve të ndryshme, thuhet në njoftim.

Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova që të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar në mënyrë që të bëjë përparim në procesin integrues, por në veçanti për të fituar liberalizimin e vizave.

Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian ka përmendur se Kosova është “në fazën e hershme” në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

XS
SM
MD
LG