Ndërlidhjet

Iran: Kritika për Këshillin për të drejtat e njeriut të OKB-së


Teherani ka kritikuar sot vendimin e Këshillit për të drejtat e njeriut të OKB-së, për caktimin e një hetuesi special, për t’i shqyrtuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut në Iran.

Ministria e jashtme e Iranit tha se ky emërim është i “motivuar politikisht” dhe synon shmangien e vëmendjes ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Ramin Mehmenparast, tha se votimi në Këshillin për të drejtat e njeriut të OKB-së, me seli në Gjenevë, ishte rezultat i “presionit të Shteteve të Bashkuara”.

Dje ky këshill me 47 anëtarë, ka vendosur me 22 vota për, 7 kundër dhe 14 abstenime, që për të parën herë gjatë një dekade, ta krijoj postin e ri të hetuesit për një vend specifik.

Irani nuk është anëtar i Këshillit për të drejtat e njeriut të OKB-së.
XS
SM
MD
LG