Ndërlidhjet

Siri: Aktivistët opozitarë ftojnë për protesta të reja


Aktivistët opozitarë në Siri sot kanë bërë thirrje për protesta të reja, pas faljes së Xhumasë në xhamitë në tërë vendin.

Një grup në faqen Facebook në Internet, i quajtur “Revolucioni i Sirisë 2011”, që në rrjet i ka bashkuar afro 78 mijë shfrytëzues, ka bërë thirrje për tubime për “Ditën e dinjitetit” kundër, siç thuhet, “padrejtësisë dhe represionit”.

Disa protestues janë vrarë më herët këtë javë, gjatë protestave antiqeveri në qytetin jugor, Dara.

Kjo ftesë e aktivistëve për protesta të reja u bë përkundër premtimeve të djeshme të autoriteteve se partia në pushtet Bath, është pajtuar, që ta rishikoj ligjin për emergjencë, që është në fuqi prej vitit 1963.

Autoritetet, poashtu, thanë se qeveria do t’i rrisë rrogat e punëtorëve, do të licensoj më tepër parti politike, do t’i relaksoj kufizimet në media dhe do ta luftoj korrupsionin.
XS
SM
MD
LG