Ndërlidhjet

Trupat hapin zjarr ndaj protestuesve në Siri



Raportet citojnë dëshmitarët të kenë thënë se trupat e Sirisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në qytetin jugor Dara, ndërkohë që demonstratat anti-qeveritare janë përhapur në mbarë vendin përkundër premtimeve të regjimit për reforma.

Të shtënat në Dara ndodhën pasi protestuesit i vunë zjarrin shtatores së ish presidentit të ndjerë Hafez Asad, babait të presidentit Bashar Asad.

Turrma ishte mbledhur në sheshin qendrot të qytetit për të përkujtuar vdekjen e dhjetra njerëzve që e humbën jetën në tubime të ngjashme gjatë kësaj jave.

Raportohet se disa njerëz janë vrarë kur trupat hapën zjarr ndaj njerëzve që vinin në Dara nga rajonet e afërta për t'i mbështetur banorët e qytetit.

Protesta kundër qeverisë u mbajtën edhe në qytete tjera, përfshirë kryeqytetin Damask.
XS
SM
MD
LG