Ndërlidhjet

Fyle: Takimi me Çitakun produktiv



Komisioneri për Zgjërim i BE-së, Shtefan Fyle, e ka vlerësuar si produktiv takimin e sotëm në Bruksel me ministren e Integrimeve të Kosovës, Vlora Çitaku.

"Takimi ynë ishte shumë produktiv dhe na mundësoi t'i përcaktojmë zhvilimet në dritën e zbatimit të reformave evropiane, si dhe t'i harmonizojmë prioritetet për këtë vit", ka thënë Fyle.

Fyle i ka thënë ministres Çitaku se është i kënaqur me fillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe ka vlerësuar se "Komision i është i përfshirë ngushtë në dialogun, i cili synon afrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE".
XS
SM
MD
LG