Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka bërë thirrje Laurent Gagbos të lërë luftën për pushtet në Bregun e Fildishtë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara e njohin Alasan Outaran si lider legjitim të vendit.
Obama tha se zgjedhjet e vitit të kaluar ishin “të lira dhe të drejta” dhe se “Outara është udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike”.
Komentet e presidentit amerikan vijnë pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar sanksionet eventuale ndaj presidentit të tanishëm, Laurent Gagbo, dhe këshilltarëve të tij. Gagbo këmbëngul në fitore dhe refuzon t’i dorëzojë pushtetin rivalit të tij.
Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 1 milion njerëz të larguar nga Bregu i Fildishtë, nga frika e luftës civile.