Ndërlidhjet

Protesta antiqeveritare në Sofje


Mijëra majtistë janë tubuar në qendër të Sofjes, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov.

"Nuk jemi të kënaqur me qeverinë e korruptuar dhe të papërgjegjshme", ka thënë para masës deputeti socialist, Rumen Ovçarov.

Protestuesit thonë se qeveria nuk ka përmbushur premtimet zgjedhore për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të realizuar reformat në shëndetësi.

"Njerëzit jetojnë shumë keq. Ata nuk mund të paguajnë faturat e ujit dhe rrymës, nuk mund të blejnë ushqime as rroba. Ata i luten Zotit të mos kenë nevojë për mjek, sepse sistemi shëndetësor është në gjendje të tmerrshme", i ka thënë AFP-së njëri nga protestuesit.

Paga mesatare në Bullgari është rreth 350 euro ndërsa pensioni mesatar rreth 130.
XS
SM
MD
LG