Ndërlidhjet

Protesta në Siri, dy të vrarë


Autoritetet siriane konfirmojnë se dy persona kanë humbur jetën gjatë protestave antiqeveritare në qytetin Latakia.

Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr kur protestuesit kanë sulmur selinë e partisë Bath. Incidenti në Latakia pason raportet e së premtes për mbi 20 të vrarë në qytetin Dara dhe zona të tjera.

Zyrtarët thonë se dhuna është duke u nxitur nga ata që duan të provokojnë konflikte sektare në vend. Ndërkaq, protestuesit bëjnë thirrje për largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad, familja e të cilit sundon Sirinë që 40 vjet.
XS
SM
MD
LG