Ndërlidhjet

Evakuohen punëtorët në Fukushima, shkak rrezatimi


Prania e lartë e rrezatimit në njërin nga reaktorët e centralit Fukushima ka penguar punëtorët në përpjekjet e tyre për stabilizimin e impiantit.

Të gjithë ata janë evakuuar pas gjetjeve të sasisë së madhe të radioaktivitetit në ujin që ka akumuluar reaktori numër 2. Kompania Tokio Electric Power tha se rrezatimi kalon për 10 milionë herë limitet e lejuara.

Në anën tjetër, autoritetet thonë se niveli i jodit radioaktiv në ujin e detit është rritur për 1,850 herë mbi vlerat normale.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se kriza në Japoni është larg fundit. Jukia Amano tha se mund të kalojnë javë të tëra deri në stabilizimin e centralit.
XS
SM
MD
LG