Ndërlidhjet

Tadiq, optimist për statusin e kandidatit për BE


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se ekzistojnë shanse të mëdha për Serbinë që deri në fund të vitit të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Tadiq i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit me zyrtarë të lartë të bllokut.

Ai tha se "Serbia nuk do dhe nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera në rajon".

"Serbia udhëheq një politikë, e cila siguron paqen", deklaroi Tadiq.

Ai tha se u ka përcjellë zyrtarëve evropianë gatishmërinë e Beogradit "për të marrë pjesë në procesin, i cili do të zgjidhte konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë".

Tadiq u tha gazetarëve se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë "kontribut historik për paqen dhe stabilitetin në rajon", duke shtuar se ai është i vetëdijshëm se "në BE nuk mund të shkohet me konflikte të pazgjidhura rajonale".

Presidenti serb tha se formimi i qeverisë në Bosnjë e Hercegovinë pa pjesëmarrjen e palëve kryesore të popullit kroat mund të shkaktojë tensione në vend.

Ai theksoi se çdo ndryshim në Bosnjë duhet të jetë në përputhje me interesat e dy entiteteve dhe të tre popujve, si dhe në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit.
XS
SM
MD
LG