Ndërlidhjet

Norvegji-Rusi, forcohet bashkëpunimi


Qeveria e Norvegjisë ka mirëpritur votimin e Dhomës së Ulët ruse për ratifikimin e marrëveshjes, e cila ndan Detin Barents në zonat norvegjeze dhe ruse.

Oslo tha se veprimi i Moskës është “i kënaqshëm” dhe “një hap i madh” drejt zbatimit të traktatit. Ky i fundit duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Dhomës së Lartë si dhe të nënshkruhet nga presidenti Dimitri Medvedev.

Traktati është ratifikuar nga Parlamenti norvegjez më 8 shkurt. Ai pritet t’i hapë rrugën Norvegjisë për eksplorimin e mundësive tregtare të naftës dhe të rezervave të gazit në zonën që do të bjerë nën kontrollin e saj.
XS
SM
MD
LG