Ndërlidhjet

Jemen, përpjekje për zgjidhjen e krizës


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, do të takojë zyrtarët e partisë së tij për të diskutuar rreth krizës që ka përfshirë vendin.

Saleh, i cili po përballet me thirrjet e protestuesve për dorëheqje, pritet të njoftojë anëtarët e partisë rreth bisedimeve të fundit me opozitën.

Të shtunën, Saleh tha se është i gatshëm të japë dorëheqje brenda disa orësh me kusht që ajo të jetë “me dinjitet”.

Mbi 80 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në muajin janar.

Presidenti aktual sundon Jemenin që nga viti 1978.
XS
SM
MD
LG