Ndërlidhjet

Talibanët rrëmbejnë 50 policë afganë


Talibanët thonë se kanë rrëmbyer rreth 50 oficerë të policisë afgane në provincën Kunar. Lajmin e kanë konfirmuar edhe autoritetet lokale. Policët u kapën teksa ktheheshin nga provinca fqinje Nuristan, ndërsa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Militantët talibanë kanë intensifikuar luftën kundër qeverisë afgane dhe mbështetësve të saj perëndimorë, pasi forcat aleate po përgatiten të dorëzojnë përgjegjësitë e sigurisë te trupat lokale.
XS
SM
MD
LG