Ndërlidhjet

Berisha i sigurt në fitoren e 8 majit


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se partia që ai drejton shkon “e sigurt në fitore” në zgjedhjet e 8 majit.

“Shkojmë të sigurt në fitore sepse para shqiptarëve dalim si qytetarë, si prindër, si familjarë dhe si njerëz që kemi mbajtur premtimet tona", u shpreh Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Ne shpallëm armiq krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe kemi pasur rezultate spektakolare në luftën ndaj tyre. Edhe pse korrupsioni nuk është zhdukur, rezultatet e luftës ndaj tij janë të pamohueshme”, tha Berisha.

Shefi i ekzekutivit shqiptar sulmoi edhe kreun e Partisë Socialiste.

“Rama ka zgjedhur të merret me Berishën, ndërsa unë kam zgjedhur të dëgjoj qytetarët. PS-ja nuk njeh votë tjetër përveç asaj në favor”, tha kryeministri Berisha.
XS
SM
MD
LG