Ndërlidhjet

Siri: Pas trazirave dhe 12 të vrarëve, vendosen trupat


Armata e Sirisë i ka vendosur trupat e saj në qytetin port Latakia, me qëllim që ta qetësoj situatën pas kryengritjes anti qeveri në këtë qytet, nga e cila raportohet se janë vrarë 12 vetë.

Dhuna të premten dhe të shtunën në Latakia, u bë në kuadër të kryengritjes së gjërë kundër sundimit të regjimit të presidentit, Bashar al-Asad, nga e cila ka pasur të vrarë dhe të plagosur.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se gjendja në qytete kryesore ishte e qetë.

Autoritetet kanë sugjeruar se dhuna në këtë vend po inicohet nga ata që shpresojnë të provokojnë konflikt sektar në Siri.
XS
SM
MD
LG