Ndërlidhjet

Gjermani: Të gjelbrit fituan ndaj kancelares në zgjedhjet lokale


Të gjelbrit kanë arritur fitore ndaj koalicionit qeverisës të kancelares, Angela Merkel, në zgjedhjet në shtetin jugperëndimor, Baden-Vyrtemberg.

Pas një fushate, në të cilën energjia atomike ishte çështja kryesore, pas katastrofës në Fukushima të Japonisë, të gjelbrit fituan 24% në votimet e së dielës, kështu që tash kjo parti duhet ta nominoj kryeminsitrin dhe ta formoj qeverinë e koalicionit me socialdemokratët, që fituan 23% të votave.

Demokratët konservatorë të zonjës Merkel, që ishin në qeveri në këtë shtet, për më tepër se 60 vite, fituan 39%, por kjo nuk mjafton që ata të qeverisn me partinë Demokratët e Lirë, e cila fitoi vetëm 5%.

Të gjelbrit dëshirojnë ta eliminojnë përdorimin e energjisë atomike në Gjermani dhe ta zëvendësojnë atë me burime ripërtritëse të energjisë.

Aktualisht, në Gjermani, një e katërta e energjisë elektrike prodhohet në centralet atomike.
XS
SM
MD
LG