Ndërlidhjet

Rusia shton kritikat ndaj sulmeve kundër Gadafit



Sulmet ndaj forcave besnike të Muamar Gadafit i ngjajnë ndërhyrjes në një luftë civile dhe nuk janë të sanksionuara nga rezoluta e OKB-së që autorizoi zonën e ndalim-fluturimit, deklaroi Rusia.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha se rezoluta e KS-së e 17 marsit kishte për qëllim vetëm mbrojtjen e civilëve. Ai shtoi se ka informacione se forcat ndërkombëtare kanë sulmuar kolonat e trupave të Gadafit dhe kanë mbështetur operacionet e luftëtarëve të opozitës.
XS
SM
MD
LG