Ndërlidhjet

Hoxhaj në Kroaci, pozitiv për dialogun teknik



Kosova do të bëjë gjithçka është e mundur që të ketë rezultate konkrete nga bisedimet që po zhvillohen aktualisht mes Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, deklaroi shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.

"Askush nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian nëse ka çështje të hapura me fqinjët. Kjo është arsyeja pse ne i qasemi pozitivisht këtij dialogu dhe do bëjmë gjithçka për të pasur rezultate", tha Hoxhaj.

Ai shtoi se "çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial për ne janë të mbyllura".

Komentet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës u bënë pas takimit të tij në Zagreb me homologun kroat, Gordan Jandrokoviç.

Ky i fundit shprehu mbështetjen për dialogun teknik Kosovë-Serbi duke shtuar se dëshiron që të gjitha vendet e rajonit të funksionojnë mbi bazën e parimeve të BE-së, bashkëpunimit, paqes dhe përparimit.
XS
SM
MD
LG