Ndërlidhjet

Kushtetuesja rrëzon Pacollin


Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës ishte jokushtetuese.

Gjykata Kushtetuese bën të ditur vendimin mbi kërkesën e parashtruar nga Sabri Hamiti dhe deputetët tjerë në lidhje me “Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” për zgjedhjen e presidentit nga an e Kuvendit më 22 shkurt.

“Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi të shpall Kërkesën të pranueshme dhe me shumicë votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në vendim.
XS
SM
MD
LG