Ndërlidhjet

SHBA: Iranianët duhet të vendosin për regjimin e tyre



Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ndryshimi i mundshëm i regjimit në Iran mbetet çështje që duhet të vendoset nga populli iranian.

Robert Einhorn, këshilltar i posaçëm për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe kontrollin e armatimit, tha se Uashingtoni nuk po i drejton përpjekjet drejt ndryshimit të regjimit që qeverios në Republikën Islamike.

Einhorn tha se politika amerikane synon ndryshimin e sjelljes së Iranit sa i përket aktiviteteve bërthamore, të drejtave të njeriut dhe mbështetjes për grupet terroriste.
XS
SM
MD
LG