Një burrë nga Afganistani, i cili kërkonte azil në Australi, është gjetur i vdekur pasi kaloi 10 muaj në një qendër ndalimi në pritje të shqyrtimit të rastit.
Avokatët e refugjatëve thanë se ai kishte vrarë veten. Sipas tyre, kjo është vetëvrasja e pestë e kësaj natyre në shtatë muajt e fundit.
Afgani 19-vjeçar kishte ardhur me anije në Australi.
Qëndrimi 10 mujor në qendrën e ndalimit është i detyrueshëm për azilkërkuesit në Australi, dhe gjatë kësaj kohe shqyrtohen kërkesat e tyre.