Ndërlidhjet

Gadafi apelon për ndalimin e sulmeve


Udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, i ka bërë thirrje grupit të kontaktit të ndalojë “ofensivën barbare ndaj vendit të tij, duke e krahasuar atë me operacionet e Hitlerit në Evropë”.

“Ndaloni fushatën fyese dhe të padrejtë ndaj Libisë. Ndaloni operacionet e shkatërrimit të një populli dhe të një vendi në zhvillim”, ka thënë Gadafi në mesazhin që ka transmetuar agjencia shtetërore e lajmeve Jana.

"Le të merret Bashkimi Afrikan me krizën. Libia do të pranojë çfarëdo vendimi të Unionit", ka thënë Gadafi.

Komentet e tij vijnë në prag të mbledhjes së fuqive botërore, për të diskutuar të ardhmen e operacioneve humanitare dhe proceseve politike në Libi. Takimi mbahet në Londër.
XS
SM
MD
LG