Ndërlidhjet

OSBE monitoron zgjedhjet në Shqipëri


Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut ka hapur zyrtarisht misionin vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri.

Misioni përbëhet nga 15 ekspertë ndërkombëtarë që do të vendosen në Tiranë, dhe 24 vëzhgues afatgjatë që do të pozicionohen në gjithë vendin.

“Misioni do të vlerësojë zgjedhjet lokale, përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike si dhe me legjislacionin e vendit”, thuhet në komunikatën e OSBE-së.

Misioni do të udhëhiqet nga Xhonatan Stonstrit.
XS
SM
MD
LG