Ndërlidhjet

Siri, jep dorëheqje kabineti qeveritar


Qeveria e Sirisë ka dhënë dorëheqje, pas dy javëve të protestave antiqeveritare, në të cilat kanë humbur jetën të paktën 60 persona.

Mediat shtetërore raportojnë se presidenti Bashar al-Asad ka pranuar dorëheqjen e qeverisë së Naji Otrit.

Al-Asad pritet t’i adresohet kombit gjatë 24 orëve të ardhshme, për të njoftuar se do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur 48 vjet më parë.

Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme ishte krijuar pas grusht-shtetit të vitit 1963, i cili solli në pushtet Partinë Bath.

Bashar al-Asad ka marrë pushtetin nga babai i itij, Hafez al-Asad, dhe sundon Sirinë që nga viti 2000.
XS
SM
MD
LG